Ministri i Finanacave, Petrit Malaj ka reaguar pas skenarit të opozitës në Kuvend, ku tentuan të pengojën socialisitët të futen në sallën plenare. Malaj shkruan se ngjarja e ndodhur sot është një një situatë e paprecedentë dhe një cenim i demokracisë.
“Ngjarja e ndodhur sot në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është një situatë e paprecedentë, një cënim i rrezikshëm i demokracisë dhe vlerave të qytetarisë, që duhet të prevalojnë mbi të gjithë ne. Si Ministër i Financave, jam mandatuar për të zbatuar me rigorozitet Kushtetutën, për të punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim partiak dhe prosperitetin e vendit.
Dënoj sot dhunën e shkaktuar nga një grusht deputetësh të opozitës dhe dhunën në çdo formë të saj.
Shqipëria po përgatitet të çelë me Bashkimin Europian negociatat mbi kapitujt “Themelorë”, ndaj kjo situatë e papranueshme, nuk bën gjë tjetër veçse cënon drejtëpërdrejt imazhin e vendit dhe këtë më shumë se kushdo duhet ta kuptojë Opozita. Sot, është koha që të gjithë bashkë të punojmë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Malaj.
Noka dhe disa deputetë të tjerë demokratë u përplasën me Gardën dh etentuan që mos të lejojnë Malajn të futej në Kuvend.