Ambasadori I BE-së Silvio Gonzato ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korruspionit me vendosmëri dhe veprime konkrete.
Ambasadori kërkoi që puna e qeverisë shqiptare për strategjinë antikorrupsion të përfundojë sa më shpejt, dhe pas miratimit të zbatohet plotësisht në sektorët që kanë rrezikshmëri më të lartë, duke renditur këtu si të tillë Kadastrën, Administratën Tatimore, Doganën, Prokurimet Publike, Arsimin dhe Shëndetësinë.
“Duhet të përqendrohemi që përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociuar duke filluar nga sektorët me rrezikun më të lartë. Rezultatet për luftën ndaj korrupsionit është e rëndësishme të jenë të dukshme dhe janë kërkesë e rëndësishme për të ecur para në anëtarësimi në BE.,
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korrupsionit me vendosmëri me veprime konkrete duke përfshirë burimet e duhura, kuadrot ligjor.
Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet së shpejti dhe të miratohet dhe pas miratimit presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie kryesisht në sektorët me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi publik, Arsimi dhe Shëndetësia”, deklaroi Gonzata.
Ambasadori theksoi gjithashtu se duhen shmangur veprimet të cilat minojnë përpjekjet antikorrupsion.
“E rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprime që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull: dobësimi I transparencës në prokurimin publik; akte ligjore të porositura”, tha ambasadori.
/a.r