Gledis Gjipali, Drejtues i Lëvizjes Europiane ka shprehur qëndrimin se Shqipëria është e përgatitur për t’u integruar në BE. Në emisionin “3D” në RTSH, Gjipali komentoi mbajtjen e konferencës me 15 tetor ku Shqipëria pret nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE me kapitujt e parë, të njohura si “Themeloret” për anëtarësimin në BE ndërsa u shpreh se më me shumë rëndësi për vendin janë zhvillimit pas mbajtjes së saj.
“Ka një rëndësi të veçantë për shkak se është grupimi themelorët, grupimi i parë që përmban 5 kapitujt më të rëndësishme të shtetit të së drejtës dhe ky grupim shoqëron të gjithë procesin e negociatave. Ka dhe një rot të veçantë në rast se në bëjmë hapa mbrapa, atëherë kjo bën që të pezullohet puna edhe në kapitujt e tjerë që do të hapen në të ardhmen.
Mendoj se Shqipëria është e përgatitur për integrim. Pritshmëritë janë se çfarë ndodh pas 15 tetorit sepse kjo datë , kjo konferencë është deklarative, pra ku shfaqen dokumentet që kanë vite që përpunohen dhe përcillen që nga vendimi politik deri tek nisja e negociatave. Nuk ka asgjë të re që vjen në atë ditë, por ajo që vjen më pas do të jetë shumë e rëndësishme pasi monitorimi do të jetë shumë i lartë, dhënia e llogarisë do të jetë më e detajuar, përgjegjësia më e madhe nga institucionet. Besoj se është shumë i rëndësishëm si do të ecë zbatimi i këtyre rekomandimeve sepse do të shohim më pas edhe hapjen e kapitujve të tjerë”, tha Gjipali.
/a.r