Dritan Demiraj, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është masakaruar në qeli dhe ndodhet në koma. Mediat italiane raportojnë se ai është sulmuar në burg nga një ish-boksier që e ka bërë për spital dhe u dërgua në spitalin e Parmës.
Demiraj i dënuar me burg për jetë për vrasjen e Lidia Nusdordfi dhe Silvio Mannina, mësohet se është rrahur e masakruar gjatë ditës së djeshme në burgun e Parmës nga një tjetër i dënuar. Nuk ka ende motiv për sherrin mes tyre, por mediat lokale raportojnë se i dënuari është një ish boksier. Gjendja e shqiptarit mësohet të jetë shumë kritike.