Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar në Prishtinë me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman.
Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, në të gjitha drejtimet, ndërkohë që e ftoi Kahramanin të vizitonte Shqipërinë.
Kahraman, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej.
Dy kryeparlamentarët biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.