Seanca për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko është shtyrë për në datën 24 tetor, ora 12:30.
Seanca është shoqëruar me incidente, pas nëna e të ndjerit është afruar në kafazin ku ndodhej Leonard Duka. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e sigurisë.
“O masakara, ma vrave djalin 25 vjeç, o qen. Si del ti aty”, raportohet t’i jetë drejtuar nëna e viktimës.
Nga ana tjetër, Leonard Duka ka refuzuar të dëshmojë, duke thënë se preferon që fillimisht të njihet me dokumentacionin.
“Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.”, ka deklaruar Duka.
Sërish nëna e viktimës ka ndërhyrë duke thënë se nuk ka për çfarë të fitojë kohë, pasi duhet të dënohet me vdekje.
Megjithatë, Duka ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e ish-policit, teksa ka akuzuar trupën gjykuese për njëanësi.
Leonard Duka: Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.
/a.r