Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e shtatë ushtarëve në luftimet në Libanin jugor. Kjo vjen një ditë pasi Izraeli njoftoi një inkursion tokësor në Libanin jugor.
Luftimet midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në Libanin jugor, thanë të dyja palët të mërkurën në deklarata të veçanta.
IDF thotë se tre ushtarë ishin nga njësia Egoz, e njëjta njësi të cilës i përkiste Eitan Yitzhak Oster – ushtari i parë i konfirmuar i vrarë sot . Ai gjithashtu thotë se edhe shtatë ushtarë janë plagosur.
Në total, tetë ushtarë izraelitë janë raportuar të vrarë në luftime – të parat brenda Libanit që nga fillimi i pushtimit.
/a.r