Deputeti Petro Koçi ka reaguar mbi kaosin sot në Kuvend. Ai pati një përplasje fizike me Flamur Nokën, teksa në rrjetet sociale shprehet se Berisha po përdor burgosjen e Salianjit për të shpëtuar veten. Sipas tij, ai po bën biznes me deputetin e tij.
“Sot sërish PD dëshmoi se nga dikur regjim gangsterësh ka mbetur parti gangsterësh.
Reagimi i tyre vërteton se rasti Babale nuk është produkt vetëm i aventurizmit dhe mendjelehtësisë, por një intrige ku janë përfshirë nivele me përgjegjësi të larta politike në PD. Kjo bashkëfajësi shkakton veprime të papërgjegjshme.
Ndërkohe veprimet e stilit gueril nuk kanë për qellim mbrojtjen e Salianjit, por presionin ndaj drejtësisë që të tërhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishës, i cili po përpiqet të bëjë biznes me burgun e deputetit të vet”, shkruan ai.