Specialistët e kriminalistikës kanë mbërritur pak momente më parë në ambientet e Kuvendit, pasi Parlamenti u përfshi nga kaosi ditën e sotme.
Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.
Brenda sallës së Parlamentit deputetë të opozitës u përleshën me gardën, ndërsa kanë goditur drejt karriges së kryeparlamentares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera.
Ndërkaq, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi demokratët u vunë zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.
Kur shoh gardistet we i kap prej fyti Fkamur Noka dge te tjere, ndhej keqardhje . Ata jane njerez te ligjit dhe jo ti perdhosin disa doc politikan gjoja per opozite. Kush guxon ne parlamentet e BE te keq trajtoj gardistet? Asnji. Garda te kap prej kragesh dhe te nxjerr jasht ne baze te rregullores. Cila eshte rregullorja per garden ne kuvend. Nuk jane trima Noka, Bardhi apo Oalika pir gjejne shesh e bejn pershesh