Deputetët e opozitës kanë nisur aksionin e tyre dhe këtë e kanë bërë që nga salla e Kuvendit, aty ku këtë të hënë mbahej seanca plenare.
Deputetët e opozitës bllokuan fillimisht foltoren, ndërsa kryetarja Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Deputeti Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në drejtim të kryetares Spiropali.
Më pas, opozita nxori jashtë karriget e Kuvendit dhe vuri flakën në hyrje të sallës.
Bardhi i beri konfuze gazetaret teksa tha se opozita po i dorezon karriget.
I pyetur nese kjo do te thote se po dorezojne mandatin, ai tha:
“Jo jo, nuk i japim mandatet ne. Mandatet i dogji kush i dogji” – tha Bardhi.
/a.r