Chelsea ka bërë hapat e parë për transferimin e Radja Naingoolanit nga Roma gjatë kësaj vere.
Përfaqësuesi belg, i cili është lidhur me një kalim te “Blutë” dhe te Liverpooli, ishte detyruar t’i mohojë spekulimet për të ardhmen e tij.Por gazeta italiane “Corriere Dello Sport” ka pohuar se Chelsea ka mbajtur bisedime me agjentin e Nainggolanit, Remy Abbas.
Në këtë takim raportohet se ishte prezent edhe drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, i cili ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij në Londër.