Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar të dielën afrimin më të fundit, teksa ka firmosur me mbrojtësin David Domgjoni.
Futbollisti ishte pa ekip pas eksperiencës së tij në kampionatin e Kazakistanit.
Qendërmbrojtësi ka nisur karrierën e tij në radhët e Tiranës, para se të aktivizohej me klube si Kastrioti e Laçi në Shqipëri. Ai ka luajtur më pas edhe në Turqi, Zvicër, Poloni e së fundmi në Kazakistan.
Njoftimi i Partizanit:
Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës. 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do t’i bashkohet skuadrës në seancën e së hënës.