Mediat arabe Al-Arabiya dhe Al-Hadath kanë njoftuar në edicionet e tyre të fundit se Këshilli Shura i Hezbollahut ka zgjedhur Hashim Safi Al Din si sekretar të përgjithshëm të grupit libanez.
Hashim Safi Al Din do të zëvendësojë në këtë Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten.
Ndërkohë, të njëjtat media raportojnë se është shtyrë dhe ceremonia e varrimit të liderit të vrarë, por pa dhënë detaje të mëtejshme për motivet.
Hassan Nasrallah u vra ditën e premte nga një sulm i avionëve izraelitë, teksa ndodhej i strehuar në një prej bazave të grupit. Trupi i tij u gjet disa orë më vonë nga ekipet e kërkim shpëtimit dhe se lideri i grupit libanez mund të jetë mbytur apo të ketë pësuar ndonjë traumë nga shpërthimi i bombave pasi nuk ishte i dëmtuar.
Irani nga ana tjetër ka premtuar një hakmarrje të fuqishme ndaj Izraelit për vrasjen e Nasrallah, shkruan A2. Lideri Ali Khamenei, ndonëse është dërguar në një vend të fshehtë nga rojet revolucionare bëri një thirrje për të gjithë botën myslimane që të bashkohet kundër regjimit sionist.
/a.r