Pas incidentit të eskortës së Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila përmes një njoftimi ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit.
Deklarata e Policisë
Sot me datë 08.04.2016 në orën 18:30 në vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të Autostradës Kalimash-Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasoje vetëm dëme materiale (karambol) ndërmjet dy mjeteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ne njërën prej të cilave ndodhej Ministri Ditmir Bushati.
Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet administrative nga Seksioni i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Mirditë për t’u trajtuar nga kompanitë e sigurimit për dëmin e shkaktuar. Ministri Bushati dhe të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në të dy mjetet nuk kanë asnjë dëmtim.