Me fillimin e kopshtit apo shkollës, si dhe ulja e temperaturave ka sjellë fluks pranë pediatrisë në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas mjekut pediatër, Bardhok Gjoka më të prekurit janë moshat nga 0-5 vjeç, kryesisht ata që shkojnë në çerdhe apo kopsht për herë të parë.
“Fillimi i shkollave, kopshteve, çerdheve kontaktet e fëmijëve me njëri-tjetrin…Ndryshimi i temperaturave kemi vënë re që kemi infeksion të rrugëve të sipërme respiratore, tek fëmijët e vegjël me bronkolite, ndërsa tek moshat më të rritur me forma gastrointensinale me të vjella dhe me diarre”, thotë Gjoka.
Mjeku pediatër tregon se prindërit duhet të shqetësohen kur temperatura është mbi 38 gradë celsius dhe zgjat më shumë se tre ditë për tu drejtuar pranë urgjencës së Pediatrisë./TCH