Pas pas burgosjes së Ervin Salianjit, Partia Demokratike ka deklaruar se marrëdhëniet institucionale me Kuvendin nuk do të jenë normale.
I ftuar në News24, deputeti Luan Baçi deklaroi se po diskutohen shumë opsion për qëndrimin që do të kenë, ku mes tyre është edhe ngujimi në Parlament.
“Mënyra si do qëndrojnë ne në parlament nuk mund ta vendosim as ne këtu në studio as diku tjetër. Do të jenë vendimet e grupit parlamentar, opsionet janë nga më të ndryshmet. Do gjendet një konsensus, një mënyrë që është më e mundshmja, më rezultativja dhe më e suksesshmja për të bërë sensibilizimin e ndërkombëtarëve, qytetarëve për mënyrën si do vazhdojë.
Opsionet e te berit opozite jane te shumta. Sot ne oren 18:00 ka mbledhje te Këshillit Kombëtar. Nesër para seancës deri në orën 17:00, në orën 15:00 ka një mbledhje të Grupit Parlamentar të PD ku do të diskutohen detajet për mënyrën si do vazhdojmë marrëdhëniet me Parlamentin. Ka shumë idera, ka shumë diskutime ka shumë. Mendimet janë të shumta. Pas mbledhjes që do zhvillohet do jetë qëndrimi që do mbajmë në parlament. Janë të shumta opsionet, që nga ngujimi në parlament, mënyra si mund të sillemi…ka shumë opsione”, tha Baçi.
Po ashtu, Baçi ka kërkuar nga ndërkombëtarët që janë të atashuar në Tiranë që të reagojnë dhe të mos heshtin.
“Ndërkombëtarët janë vërtet këtu për të mbrojtur interesat e vendeve të tyre, por ato nuk mund të heshtin kur po shkelen të drejtat e njeriut, kur po dënohen deputetë të opozitës, gjasme nga kjo drejtësia e reformuar, pasi ky është një dënim që i bëhet opozitës në tërësi”, tha deputeti demokrat.