65 miliardë lekë deri në fund të 2027, është parashikimi që Ministria e Financave synon të arrijë nëpërmjet strategjisë Afatmesme të të ardhurave 2024-2027. Nga mbledhja e Këshillit Tatimor ku dhe u prezantua kjo strategji, ministri Petrit Malaj deklaroi se objektiv kryesor është rritja e nivelit të mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet miradministrimit fiskal.
“Nëpërmjet kësaj strategjie ne parashikojmë rritjen e të ardhurave me rreth 65 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027 ose 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vitin 2019, ku peshën kryesore e kanë masat që do të merren nëpërmjet miradministrimit tatimor dhe doganor”, tha Malaj.
Për arritjen e këtij synimi masat do të ndalen tek reduktimi punës së padeklaruar dhe pagës së nëndeklaruar, ulja e pagesave cash, por dhe mirëadministrimi doganor.
“Rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte. Nga kjo shtyllë, parashikohet që rritja e të ardhurave tatimore të jetë me rreth 9 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027. Reduktimin i punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në cash në ekonomi”, u shpreh ministri i Financave.
Përdorimi i inteligjencës artificiale për goditjen e evazionit do të jetë një ndër risitë e kësaj strategjie.
“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha ministri.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se drafti i Strategjisë është konsultuar dhe dakordësuar me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa përbën një parakusht që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian