Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar të akuzuar nga Gjykata për vrasjen e një personi. 33-vjeçari së bashku me vëllanë e tij, ende në kërkim, kanë vrarë një person një vit më parë.
“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/a.r