Kryesia e PD është mbledhur në një takim urgjent, pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Përpos sulmeve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve që lanë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për Salianjin, Flamur Noka ka shkuar edhe më tej me skenarët e çmendur për të kundërshtuar vendimin e Apelit.
Burime për Shqiptarja.com brenda mbledhjes së Kryesisë, bëjnë me dije se sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore. Çmenduria e Nokës shkon edhe më tej ndërsa propozon bllokim të aeroportit, porteve, si edhe të universiteteve.
Edhe Berisha, në fjalën e tij online, paralajmëroi protesta, duke thënë se Ramës do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë.