Pandeli Majko është një prej shtetasve më të rinj të Republikës së Kosovës. Deputeti i Partisë Socialiste është paisur me pasaportën kosovare nga Atifete Jahjaga, në ditët e saj të fundit si presidente.
Majko nëpërmjet një statusi në Facebook falenderon presidenten Jahjaga për dhënien e shtetësisë kosovare.
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falenderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër”, shkruan Majko.
Deputeti socialist është një prej politikanëve më të dashur në Kosovë, pasi ishte kryeministër i Shqipërisë dhe menaxhoi krizën e refugjatëve gjatë luftës së vitit 1999.