Mund të thuhet plot siguri se është një ndër “yjet” e momentit.
“Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 7 sfidat e derimëtanishme, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të plot 6 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim, për shokët e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.
Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.
Megjithatë, pas vendimit të teksnikut spanjoll Xabi Alonso për të qëndruar edhe këtë sezon në krye të “Aspirinave” gjermane, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet.