Të shtënat me armë në një bazë ushtarake kanë shkaktuar dy të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur në bazën ajrore “Lackland” në San Antonio ka rportuar zyra rajonale e Sherifit.
Sipas të dhënave një person i armatosur ka shtënë disa herë në brendësi të bazës duke lënë të vdekur dy ushtarakë. Raportimet flasin se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, dhe se sulmuesi është i rrethuar.
Raportohet se zonat përreth bazës ushtarake janë evakuuar nga policia, ku përfshihen edhe 3 shkolla që ndodhen aty pranë. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe mos të dalin jashtë pasi personi i armatosur paraqer rrezikshmëri. Nuk dihet ende rreth motiveve të sulmit. Për momentin nuk kemi raportime nëse kemi të bëjmë me sulm terrorist.