Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka komentuar nismën për Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, që pritet të ndërtohet në Tiranë.
Meta tha se kjo është nismë aventureske që shkel Kushtetutën. Ai tha se Rama duhet t’ju kthejë pronat komuniteteve fetare.
Ilir Meta: Kur flet për humanizëm ky bandit (Edi Rama), që bën sikur pret afganët, vetëm për të marrë lekët dhe kërkuar mbështetje, për të justifikuar korrupsionin. Edi Rama të tregohet i ndershëm me bektashinjtë, t’iu kthejë pronat. T’ua kthejë pronat të gjitha komuniteteve fetare. Ky problem ka dalë në çdo raport çdo vit.
Rama ka grabitur një pjesë të pronave të komuniteteve fetare dhe me klientët e tij të famshëm strategjikë. Kushtetuta e thotë qartë se sovraniteti i shtetit shqiptar nuk vihet në diskutim. Rama me këtë çështje është treguar aventurier. Rama ta diskutonte çështjen me Këshillin Ndërfetar.
Sa metër katror tokë të vjedhur ke fshehur pas Baba Mondit o Ilir Çepani ?