Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria mbështet plotësisht paktin për të ardhmen. Kryeministri Rama ka shtuar se sfidat mes kombeve janë të ndërlidhura dhe si të tilla, nëse nuk përballen me to, do të dështojnë të gjithë së bashku.
Edi Rama: Si të vërtetojmë që fuqia mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen? Si të dëshmojmë që fuqia jonë është më e madhe? E vetmja rrugë që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të mos bjerë në kolaps para syve tanë. Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurtë.
Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht. Nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku. Veprimi shumëpalësh, nevojë urgjente. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj. Pas rënies së Kabulit, strehuam mijëra afganë.
Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezen, Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.
/a.r