Autoritetet lokale të Tergenze, një qyteze gjermane në Bavari, zyrtarisht i dhanë liderit nazist Adolf Hitler titullin e “qytetarit të nderit”, në ditën që kishte 83 vjetorin, raporton gazeta gjermane Bild.
“Ne e kemi kërkuar me këtë ta respektojmë”, tha kryetari Johannes Hagen, duke shtuar se vendimi është marrë unanimisht në mbledhjen e autoriteteve lokale.
Tegenze, një qytet me rreth 4000 banorë, me një liqen në mes të maleve bavareze, ka qenë një vend i preferuar për nazistët. Autoritetet lokale që në vitin 1947, rrugën kryesore e kanë quajtur “Rruga e Adolf Hitlerit.”
Qyteti gjithashtu ka edhe të tjerë “qytetar nderi” të famshëm. Para Hitlerit, titullin” qytetar nderi në Tengenz në vitin 1933 e mori kancelari Pol von Hindenburg, i cili në të njëjtin vit i dorëzoi pushtetin Hitlerit.