Sulmet e fundjavës së kaluar në periferi të qytetit sirian Aleppo, përveç Hamdi Krushen dhe Ardian Hysenin, lanë të vrarë edhe kosovarin e tretë, Minator Ibrahimin nga Mitrovica.
E shtuna e kaluar ka qenë tragjike për tre kosovarët që po luftonin përkrah organizatës terroriste “Al Nusra” në Siri.
Rritja e intensitetit të luftimeve në zonat e konfliktit atje, dhe sulmet mes militantëve të ISIS e Al Nusra me forcat ushtarake në Aleppo kanë lenë të vrarë Hamdi Krushen 22 vjeç nga Prizreni dhe Ardian Hysenin 28 vjeç nga Prishtina.
Por, Gazeta Express mëson se edhe 24 vjeçari nga Mitrovica, Minator Ibrahimi mbeti i vrarë në të njëjtën zonë të luftimeve.
Mitrovicasi, para më pak se një viti i ishte bashkangjitur organizatës terroriste dhe luftimeve fetare në Siri e Irak, shkruan Gazeta Express.
Numri i kosovarëve të vrarë deri me tash llogaritet të ketë mbërritur mbi 55 persona. Ndërkohe, rreth 70 të tjerë llogariten që ende janë aktiv në këto luftime./GazetaExpress