Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të lehtësojë procedurat për eksportet, ku prioritet do të jenë produktet bujqësore. Sipas burimeve nga ministria e Financave, në kuadër të luftës kundër informalitetit, një nga shtyllat e strategjisë është thjeshtimi i procedurave.
Burimet thanë se “kanali jeshil”, sidomos për eksportin, do të jetë një kanal i drejtpërdrejtë, ku eksportuesi nuk do të ndalojë në doganë, për të kaluar në eksport.
” I kam kërkuar administratës të bëj gati proceduren, sidomos për bujqësinë. Biznesi mund të presi dokumentacionin një ditë përpara për të bërë procedurën për produktet bujqësore në mënyrë që ‘kanali jeshil” për eksportet shqiptare të funksionojë me kronometër”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fillim të kësaj jave gjatë prezantimit të fazës së dytë të luftës ndaj informalitetit. Kjo pasi sipas tij, eksportet bujqësore kanë dhënë kontributin kryesor ne rritjen e eksporteve shqiptare në vitet e fundit.