Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë banesa me kredi.Gjatë pjesës së parë të këtij viti rezulton se kërkesa për blerje apartamentesh ka qenë më e lartë se një vit më parë.Në raportin e Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin financiar theksohet se sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.
Në periudhën janar-qershor rezulton se kredia për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.Aprovimi i huave ka qenë më i lartë edhe pse bankat edhe pse ka pasur një shtërngim të kritereve si në normën e interesit po ashtu edhe në kërkesën për kolateral. Cilësia e kredisë së marrë për këtë qëllim mbetet e mirë, dhe raporti i kredive me probleme u ul në 1.7%, nga 2.2% një vit më pare.
Po ashtu edhe bizneset kanë marrë më tëpër hua për të blerë pasuri të paluajtshme .Stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë biznesit arriti në 170 miliardë lekë në fund të periudhës janar-qershor , duke u rritur me 10% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në ndryshim nga kredia për sektorin e individëve, 66% e së cilës përbëhet nga kredia në Lek, rreth 60% e kredisë së marrë nga bizneset për blerjen e pasurive të paluajtshme përfaqësohet nga kredia në monedhë të huaj.
Ndërkohë që agjentët raportojnë se ka rënë numri i pronave të pashitura .Gjithashtu, lejet e ndërtimit të shprehura tregojnë një rënie të sipërfaqeve të reja të ndërtimit./a.r