Boksieri britanik Tyson Fury e kishte rrëzuar nga froni i kampionit të botës ukrainasin Wladimir Klitschko në nëntor të vitit të kaluar, duke u shpallur kampion në peshat e rënda. Ai mori titujt WBA Super, WBO dhe IBF, transmeton Koha.net. Por, tani është bërë e ditur ritakimi i tyre.
Express.co.uk raporton se Klitschko ka aktivizuar të drejtën e tij kontraktuale për t’u përballur përsëri me Furyn, dhe tani thuhet se pas negociatave të vazhdueshme janë pajtuar që përballja të zhvillohet më 9 korrik.
Trajneri i boksierit britanik, Peter Fury ka thënë se janë duke i shqyrtuar disa arena të mundshme për përballjen e tyre, përfshirë këtu Manchesterin, Londrën, Gjermanin, dhe Irlandën.
Por, Tyson Fury ëndërron që një ditë të zhvillojë një meç në Manchester, në stadiumin e Unitedit, Old Trafford.