Kryeministri i Libanit, Najib Mikati
Kryeministri i Libanit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “marrë një qëndrim të qartë” për ato që ai i quan “këto masakra të tmerrshme” në një deklaratë të botuar këtë pasdite.
Kryeministri Najib Mikati thotë se kishte ndërmend të udhëtonte në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por vendosi të mos udhëtonte pas zhvillimeve të kësaj jave.
“E ritheksoj se nuk ka asnjë prioritet më të lartë në kohën e tanishme sesa ndalimi i masakrave të kryera nga armiku izraelit dhe i llojeve të ndryshme të luftërave që ai po bën”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu- vijon më tej ai- “i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe ndërgjegjes njerëzore që të marrin një qëndrim të qartë për këto masakra të tmerrshme.”
Mikati gjithashtu bën thirrje për “miratimin e ligjeve ndërkombëtare për të neutralizuar mjetet teknologjike civile nga objektivat ushtarake dhe të luftës” pas sulmeve të biper-ave dhe radiove.
Ministria e Jashtme gjermane : “Ne kemi nevojë urgjente për hapa konkretë për de-përshkallëzim”
Ministria e Jashtme e Gjermanisë thotë se nevojiten urgjentisht “hapa konkretë” se si të zvogëlohen tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Në një postim në X, ministria shkruan: “Edhe një herë i gjithë rajoni po mban frymën. Ne kemi nevojë urgjente për hapa konkretë në Lindjen e Mesme për të de-përshkallëzuar dhe për të shmangur viktima të mëtejshme civile.”
Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ka qenë në kontakt me homologët e saj në Izrael dhe Liban për hapat e ardhshëm të nevojshëm, shton postimi.
Nëntëdhjetë raketa të lëshuara nga Libani drejt Izraelit, thotë
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një përditësim mbi zjarrin ndërkufitar që ka ndodhur të shtunën. Ai thotë se rreth “180 objektiva dhe mijëra tyta lëshimi” janë shkatërruar pas një serie sulmesh në Libanin jugor këtë pasdite. Në një postim në Telegram, IDF shton se gjithashtu identifikoi rreth 90 raketa të lëshuara nga Libani në territorin e saj.
Media shtetërore libaneze raporton për më shumë se 100 sulme ajrore izraelite në një orë
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit NNA raportoi se avionët izraelitë kryen gjithsej 111 sulme ajrore në një orë të shtunën.
Ajo tha se sulmet ndodhën midis orës 13:30 dhe 2:30 pasdite sipas kohës lokale.
“Aeroplanët e armikut izraelit kryen një seri sulmesh të dhunshme ajrore në zonat në Nabatieh, Iqlim al-Tuffah dhe Bekaa Perëndimore,” sipas NNA.
Intensiteti i sulmeve ajrore të shtunën është ndër më të lartat e regjistruara që kur Hezbollahu filloi të lëshonte raketa në veri të Izraelit vitin e kaluar në mbështetje të Hamasit në mes të luftës së Izraelit në Gaza.
Në fund të gushtit, ushtria izraelite tha se rreth 100 avionë luftarakë kishin “goditur dhe shkatërruar mijëra fuçi raketahedhëse të Hezbollahut” në më shumë se 40 zona të Libanit jugor brenda një dite.