Ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika ka shpjeguar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania qëllimin që ka në thelb politika ruse në raport me Ballkanin.
Sipas tij, zanafilla e kësaj marrëdhënie që ka krijuar Rusia me Ballkanin vjen jo vetëm për shkak të historisë, por edhe faktit që Rusia e ka “shfrytëzuar” Ballkanin sepse ka shërbyer gjithmonë si një urëlidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.
“Fillon historia qysh me perandorinë ruse. Rusia ka pasur gjithmonë një vëmdnej të veçantë për Ballkanin. Arsyeja e parë është se popullsia e këtij vendi është sllavo-folëse dhe gjithashtu e besimit ortodoks. Ballkani ka qenë një urë lidhëse mes perëndimit dhe lindjes, për këtë arsye janë përplasur gjithmonë interesat e fuqive të mëdha. Unë do të thosha që është trajtuar si oborri i mbrapëm i perandorisë ruse,” –u shpreh ish-drejtori i SHISH.
Sipas këndvështrimit të tij, nuk është qëllim vetëm sabotimi NATO-s dhe Perëndimit, por ndikon edhe fakti që Rusia kërkon të mbajë aleancat me vendet e që më parë ka pasur lidhje, në mënyrë që këto vende të mos kalojnë nën influencën e mirëfilltë perëndimore.
Pavaresisht ndonje preceptimi te deformuar ne publik, une kam bashkepunuar nga afer me z. Ajazi dhe vleresoje ndershmerine e tij dhe nivelin e larte te arsyetimit.