Lëvizja Vetëvendsoje ka pranuar se kanë qenë ata që kanë gjuajtur sot gazin lotsjellës gjatë inagurimit të Thaçit për President.
Kjo lëvizje ka thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë Hashim Thaçin për President të Republikës dhe do ta kundërshtojnë pa kompromis.
“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.
Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.
Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.
Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.
Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!”, thuhej në njoftimin e VV’së.