Argita Malltezi ka qenë mjaft aktive në media e politikë vitin e fundit, sidomos pas vënies së masës së sigurisë ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.
Është aluduar shpesh se ajo mund të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, por pavarësisht se i izoluar në shtëpi, Berisha ka vijuar me udhëheqjen e kësaj partie.
I pyetur sonte në “Opinion” se a do të ketë një rol drejtues në PD vajza e tij, Berisha harroi qe per postet vendosin forumet dhe vote ndaj dhe u përgjigj:
“Kjo është çështje krejtësisht personale e Argita Berishës, jo Sali Berishës.”
/a.r