Mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër – dhe për aktoren pesë herë fituese të “Golden Globe”, Sophia Loren, e cila është në vigjilje të tortës 90-vjeçare, numri është vërtet i parëndësishëm.
“Ndonjëherë kur them se jam 86 vjeç, nuk e besoj. Ndihem 20”,- rrëfeu Loren në numrin e revistës AARP, 4 vjet më parë. Ndërsa sot, gati për të festuar 90-vjetorin, ikona e kinemasë italiane, është gati të zbulojë shumë prej pasioneve që ende e shoqërojnë njëlloj me entuziazmin për jetën.
Loren, teksa portretizoi një të mbijetuar të Holokaustit në filmin e Netflix “The Life Ahead”, ka ndarë me të gjithë mësimet kryesore që ajo ka marrë gjatë 9 dekadave të jetës së saj. Pikërisht ato e ndihmuan yllin e kinemasë ta jetojë jetën si “një ëndërr të gjallë”.
“Kur shikoj veten në pasqyrë, brohoras për të. Nuk pyes: ‘A je e bukur?’ Është se si ndihem brenda, sa e sigurt jam, sa e lumtur jam. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha ikona italiane duke rrëfyer rregullin e saj kryesor.
Nuk ka asgjë më të bukur kur dikush që është në të ‘70-at, ‘80-at ose ‘90-at është me kaq shumë gëzim dhe emocione për jetën sa ajo.Një nga ikonat e preferuara të të gjithëve e ka jetuar vërtet jetën e saj në maksimum, duke na frymëzuar të bëjmë të njëjtën gjë.
Më 20 shtator, Loren do të festojë ditëlindjen e saj të 90-të, me familjen dhe miqtë e saj më të afërt. Ndërsa i afrohet ditëlindja, shumë fansa pyesin veten: a ka një AS nën mëngë në moshën 90-vjeçare? A ka ndonjë punë të papërfunduar që ajo mund të ketë? Jo, miqtë e saj së fundmi thanë se ajo ka bërë gjithçka që ka dashur ndonjëherë dhe tani, pasionet e saj janë shumë të thjeshta.
“Sophia ka kontrolluar gjithçka në listën e saj“,- tha një mik për “Closer Weekly”. “Ajo ka pasur një jetë të përmbushur dhe nuk do të ndryshonte asgjë.”
“Në këtë fazë të jetës së saj, pasionet e Sofisë janë të kalojë kohë me nipërit e mbesat e saj, ulur në kopshtin e saj, duke parë disa nga shfaqjet e saj të preferuara ose filma klasikë. Ajo dëshiron të jetë në qetësi, të bëjë biseda të këndshme me miqtë dhe të ushqehet shëndetshëm.”