Ironia e kryeministrit Edi Rama duke krahasuar veprën e famshme të Samuel Beckett “Duke pritur Godonë” me Bashkimin Evropian u rikthye në vëmendje në konferencën për shtyp të kreut të qeverisë me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.
Rama: Nuk e krahasova, thashë duket si Beckett që po shkruan skenarin, këtë thashë, BE ka lëvizur nga të qenit Beckett, do të thosha që BE ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze ndihemi më mirë se ç’ndjeheshim tek Beckett.
/a.r