Kur vjen puna te seksi, të gjithë mendojmë se aq më shumë orgazma aq më mirë.
Dhe pse jo? Orgazmat janë të mahnitshme dhe janë shenjë që jeni duke kaluar një kohë të mrekullueshme, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, sipas disa hulumtimeve, nëse përjetoni orgazëm çdo herë që bëni seks, mund të jetë keq për lidhjen tuaj.
Kjo pasi që kur përjetoni orgazëm çdo herë që bëni seks, do të filloni të pritni që çdo herë të ndodh dhe kjo shpien që të mendoni se orgazmat janë shenjë që keni qenë të ‘suksesshëm’ në seks dhe pastaj ndiheni nën presion kur nuk arrini të siguroni orgazmën për partnerin tuaj.
Rezultati është që shumë njerëz besojnë se orgazmat janë një gjë thelbësore për seksin dhe që nëse nuk e arrini një, atëherë jeni duke e bërë atë gabim. Shkencëtarët thonë se kjo është një gjë shumë e keqe pasi që sjell presion negativ.
Prandaj, qetësohuni dhe provoni t’i dhuroni njëri-tjetrit aq më shumë orgazma që mundeni, mirëpo mos i pritni gjithmonë ato. Dhe më e rëndësishmja, mos harroni që seksi i mirë,edhe pa orgazëm është seks i mirë.