Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj deklaron se në zgjedhjet e ardhshme, socialistët do të fitojnë nëntë deputetë në Vlorë.
Metaj në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve të moderuar nga Aleksandër Furxhi në Vizion Plus tha se ky rezultat do të jetë shumë i kënaqshëm për PS-në. Ai bën me dije se Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të fituar nëntë deputetë.
Më tej, Ilir Metaj tha se po punohet që Vlora të jetë një qytet mjaft i pastër, pasi kohët e fundit ka pasur shumë turistë, çka sipas tij ka ndikuar në papastërinë e vendit.
Me cfarë arsenali do të vijë Partia Socialiste këtë here?
Në Vlorë është një fat i madh për çdo kandidat, çdo përfaqësues që të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste. Në Vlorë ngado kthen kokën shikon gjitha arsyet pse duhet të votohet Partia Socialiste. Vlora është kthyer në një destinacion të rëndësishëm jo vetëm në aspektin turistik, por edhe në atë ekonomik. Sapo një kantier investimi i realizuar mbyllet, një tjetër hapet. Vlora është qytet që ka port, tunel, numër turistësh që rritet nga viti në vit. Është një kënaqësi e vërtetë për t’i kërkuar besimin qytetarëve në Vlorë me një bilanc të tillë pune.
Këto janë të vërteta, por nga ana tjetër, dy vitet e fundit, me shtimin e turizmit, Vlora nuk po fiton dot betejën me pastërinë. Edhe unë jam nga Vlora më dhemb kjo gjë kur shoh qytetin jo aq të pastër
Sigurisht në një qytet që arrinë të mirëpres një poullsi gati pesë-fish më shum seç është kapaciteti i tij, krijon edhe problematika për menaxhimin e këtij fluksi kaq të madh.Turizimi ka shkatuar papastërtinë në Vlorë. E rëndësishme është që janë disa detyra në fokus për të gjetur zgjidhjen sa më parë, jo vetëm nga pushteti lokal, por edhe nga institucionet qëndrore që kanë për detyrë të koordinojnë këto lloj punësh. Jemi duke bërë përpjekjet maksimale. Do ishte mirë që suksesi të arrihej menjëherë dhe me buton, por kjo nuk ndodh në Tokë, na duhet punë e përditshme dhe djersë e përditshme. Njerëzit janë në krye të punës me kokën ulur dhe rezultatet do të jenë më të prekshme në vitet që vijnë
Në Vlorë, në zgjedhjet e fundit votuan rreth 59 mijë qytetarë, ku u ndatë tetë me katër, pra tetë deputetë PS dhe katër PD. A mbetet rezultati tetë deputetëve për PS e Vlorës objektiv i kënaqshëm?
Objekiv i kënaqëshëm po, por objektivi ynë real dhe patjetë i realizueshëm në zgjedhjet e ardhshme është ai i 9 deputetëve. Do të bëjmë gjithçka të mundshme për të marrë nëntë deputetë. Siç edhe e thashë i kemi gjithë arsyet për të marrë besimin e qytetarëve të qarkut të Vlorës, për të vazhduar punët me PS, çuarjen para të reformave dhe Integrimin e familjes sonë të madhe, me ritmin që vetem PS mund t’a garantojë si forcë politike në Shqipëri.
/a.r