Për ditën e mërkurë në vendin tonë, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe rrebeshe.
Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek, ndërsa dallgëzimi do të jetë i forcës 5 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
-Zonat malore, temperaturat 10-19 gradë celcius
-Zona e ulet 15-26 gradë celcius
– Zona bregdetare 16-26 gradë celcius.
Moti në Kosovë
Në Kosovë, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu.
Temperaturat do të jenë minimale 11-16 grade, maksimale 18-21 gradë.
Moti për ditën e enjte, datë 19 shtator
Gjatë ditës së enjte, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe reshje shiu mesatare. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 8 m/sek, ndërsa dallgëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/a.r