SHBA vazhdon të besojë se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Hezbollahu i Libanit premtoi të hakmerrej pasi fajësoi Izraelin për shpërthimin e pagerëve që vranë nëntë njerëz dhe plagosën 2750 të tjerë, përfshirë të dërguarin e Iranit në Bejrut.
“Pra, ne vazhdojmë të besojmë se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike për këtë,” tha Jean Pierre.