Një kopje e fletës tipografike të parë të Shekspirit – një libër që përmban 36 drama të tij të publikuara shtatë vjet pas vdekjes së tij – është zbuluar në një shtëpi të madhe në një ishull skocez, transmeton Gazeta Express
The Independent shkruan se libri, i cili ishte mbajtur në bibliotekën “Mount Stuart House”, në ishullin Bute, për më shumë së 100 vite, tani është konfirmuar të jetë i mirëfilltë, nga Emma Smith, profesoreshë e studimeve të Shekspirit, në Universitetin e Oksfordit.
E publikuar në vitin 1632, fleta tipografike e parë ka sjellë së bashku shumicën e dramave të Shekspirit, dhe pa te, nuk do të kishte pasur kopje për më shumë së gjysmën e dramave të tij, përfshirë për dramat “Makbeth”, apo “Furtuna”.
Konfirmimi sjellë totalin e numrit të njohur të 234 kopjeve, pak para 400 vjetorit së vdekjes së dramaturgut, më 23 prill.
Kopja e bibliotekës “Mount Stuart House” i takonte Isaac Reed, një redaktor letrar që kishte lidhje të njohura dhe punoi në Londër në shekullin e 18-të, Smith ka konfirmuar.
Një letër nga Reed, tregon se ai e kishte marrë nën zotërim e fletës tipografike, në vitin 1786 dhe regjistrimet tregojnë se fleta tipografike pastaj ishte shitur te “JW” për vetëm 38 funte, pas vdekjes së Reed, në vitin 1807.
Pas kësaj shitje, nuk ka pasur më regjistrime publike për këtë fletë tipografike, dhe nuk ishte përfshirë në regjistrimin e përgjithshëm të Fletave Tipografike të Para të Sideny Lee në vitin 1906.
Në një kohë, në mesin e këtyre dy datave, biblioteka “Mount Stuart House” kishte marrë nën zotërim fletën tipografike, sepse ishte përmendur në një katalog të bibliotekës së Bute, në vitin 1896.
Edicioni i “Mount Stuart” është i pazakontë, sepse ishte ngërthyer në tri volume, me shumë paqe të zbrazëta, të cilat do të jenë përdorur për ilustrime.