Gala e Festës së Mesjvjeshtës e CMG-së filloi transmetim në orën 20:00 ( sipas orës lokale )të së martës në portalet multi-mediale, duke ofruar një “banket” të kulturës kineze për të gjithë shikuesit në mbarë botën.
Mbrëmja Gala ndahet në tre pjesë që janë përkatësisht“Dalja e Hënës”, “Ndriçimi i Hënës” dhe “Drita e Hënës” , u përfshihen forma të shumëllojshme artistike si këngë, valle, opera, vjersha etj. Në gala përfshihen si numra klasikë, ashtu edhe modernë, me një ndërthurje mes stileve artistike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për kinezët, Festa e Mesvjeshtës do të thotë bashkim familjar dhe harmoni. Ajo festohet kur hëna është e plotë.
Në Kinë, Festa e Mesvjeshtës, që bie më 15 gusht sipas kalendarit bujqësor kur hëna është e plotë, është një festë tradicionale për ribashkimin familjar. Kinezët besojnë se hëna e plotë është një simbol i ribashkimit, harmonisë dhe lumturisë. Me këtë rast, njerëzit, pavarësisht sa larg gjenden, përpiqen të kthehen dhe të bashkohen me familjen. Për ata që nuk mund të shkojnë, malli mund të “hiqet” nëpërmjet shijimit të kekut të hënës në formë të rrumbullakët.