Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo parti nuk do të bëhet kurrë bisht i Lëvizjes Vetëvendosje.
Lekaj ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se AAK-ja pranon të jetë në një listë të përbashkët me subjektet opozitare vetëm si subjekt i barabartë me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Gazeta Express.
Lekaj ka vlerësuar se, pavarësisht dallimeve ndërmjet tri subjekteve politike, AAK-ja është e përkushtuar që opozita të shkojë në zgjedhje me një listë të përbashkët.
Mirëpo, sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, fajtore është VV-ja.