Është shoqëruar me debate raportimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë, sidomos edhe pas ngjarjeve të bujshme të ditëve të fundit me dronët.
“Ditët më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve. Futen armë në burg, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa zyrtare që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje. Aty ku ishin bosët e krimit. Burgu i Durrësit, hotel me 5 yje për të burgosurit e korrupsionit të politikës.
Degradim që nuk ka shpatulla ta mbajë as drejtoi i burgjeve as ministri, porosia është nga kryeministri. Ndaj guxojnë titullarët e burgjeve të degradojnë institucionin aq sa kthehet në një hotel me 5 yje, ndaj thoni sot ka një hetim dhe jo një përgjigje.
Droni në burgun e Peqinit.
Ka pasur një tender për bllokimin e valëve në burgje. Pse nuk ka funksionuar? Pse nuk vendoset një “Perde” në atë burg të sigurisë së lartë? Përgjigjet janë brenda burgut”, u shpreh Xhaferaj.
/a.r