Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu informoi sot se 239 vajza dhe djem do të nisin stërvitjen individuale bazë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Vengu tha se “33 vajza dhe 206 djem do të stërviten përreth 3 muaj përpara se të betohen si ushtarë apo detarë të Forcave të Armatosura”.
“Rritja e ndjeshme e pagave gjatë viteve të fundit, ka rikthyer vëmendjen e të rinjve drejt Forcave të Armatosura, megjithatë ka ende vend edhe për më shumë të rinj me vullnet, por edhe për trajtim më të mirë financiar, për të cilin zotohemi të punojmë përditë”, theksoi ministri Vengu.
Vengu bëri të ditur gjithashtu se në fazën e fundit të rekrutimeve për ushtar/detar në Forcat e armatosura janë regjistruar 290 dhe janë skualifikuar 50.