Pasi u përmend emri i babait të tij në skandalin e “Panama Papers”, kryeministri britanik, David Cameron e ka pranuar publikisht se ka aksione në llogarinë në emër të babait të tij, në Panama. Ai e pranoi pas 5 ditësh këtë fakt, edhe pse më herët stafi i tij ka bërë katër deklarata të ndryshme, pa i dhënë përgjigje pyetjes në fjalë.
Në një intervistë për televizionin ITV News, Cameron u shpreh: “Ne kemi pasur 5 mijë njësi në Blairmore Trust Investment, të cilat janë shitur në janar të vitit 2010 dhe përfituam rreth 30.000 dollarë “Ne kemi paguar tatimin mbi të ardhurat dhe mbi dividentët. Ishte subjekt i të gjitha taksave të Mbretërisë së Bashkuar”.
“Unë dua të jem i qartë sa të kem mundësi, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, sepse sinqerisht nuk kam asgjë për të fshehur”.
Kryeministri tha se ka trashëguar një pasuri prej 300 mijë paund nga babai i tij Ian Cameron, i cili u nda nga jeta në vitin 2010.