Moti në Shqipëri është ngrohur shumë ditët e fundit, megjithëse akoma nuk jemi në stinën e Pranverës.
Sot ishte seanca parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë, e mesa duket deputetet i janë përshtatur më së miri edhe kohës.
Të veshur me ngjyra të çelta, ata nuk kanë ngurruar të pozojnë përpara aparateve fotografike.
Blerina Gjylameti dhe Evis Kushi, të dyja deputete të partisë Socialiste, të cilat janë shfaqur së bashku në hyrje të parlamentit, ishin veshur me ngjyra pranverore.
Po ashtu, Mimoza Hadarmataj, deputete e partisë Demokratike, në veshjen e saj përcillte ngjyrat e pranverës. / express