25 shoferë janë arrestuar në javën e fundit për shkelje të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, janë vënë 7889 gjoba dhe janë bllokuar 12 automjete.
Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore:
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
25 Arrestime dhe procedime penale:
-7 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 8 persona për pa leje drejtimi, 9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
-7.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,127 në ditë, 20 masa për xhama të zinj. 261 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 189 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 186 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. 5.724 masa për qëndrim të gabuar. 363 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit. 11 raste për tejkalim shpejtësie. 58 raste të ndryshme, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
/a.r