Një “turmë memesh” nga Simpsons kanë pushtuar rrjetet sociale si kundërpërgjigje të deklaratave të ish-presidentit Donald Trump në debatin e tij të parë presidencial me Kamala Harris.
“Në Springfield, ata (emigrantët) po hanë qentë. Njerëzit që hyjnë, po hanë macet. Ata po ahni kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje, dhe kjo që po ndodh në vendin tonë është një turp,” deklaroi Trump.
Kjo deklaratë e tij u kundërshtua menjëherë dhe është konsideruar si një gënjeshtër e tmerrshme. Në deklaratën e tij Trump po i referohej një thashetheme racist, të konsideruar gjerësisht kështu, të përhapur nga kandidati i tij për zëvendëspresident JD Vance se emigrantët nga Haitit në qytetin e Springfield, Ohio kishin rrëmbyer kafshë shtëpiake dhe duke i ngrënë ato, duke shkaktuar kështu kaos në qytet.
Nga ana tjetër autoritet lokale në këtë qytet u shprehën se ishin në dijeni të “thashethemeve”, por nuk kishin informacion për t’i mbështetur ato.
Duke qenë se Trump iu referua një qyteti të quajtur Springfield, nuk kaloi shumë kohë dhe një furi shakash për qytetin imagjinar të Simpsonëve filloi të shfaqej në internet.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale u shpërnda një klip nga episodi i vitit 1997 “The Springfield Files”, që shfaqte fabrikën e birrës “Red Tick Beer” duke treguar se ata e prodhojnë birrën e tyre duke përdoru qentë.