Himë Lufaj është shqiptari i renditur në listën e 45 personave më të kërkuar në Evropë.
32-vjeçari shqiptar Himë Lufaj kërkohet për akuzat e vrasjes në tentativë, plagosjes së rëndë dhe grabitjes me armë. Për çdo informacion të saktë që jepet mbi vendndodhjen e tij, është vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh. Është Austri e cila kërkon ekstradimin e tij në rast arrestimi, pasi deri më tani ka dyshime se ai mund të jetojë në Deçan të Kosovës.
Vepra për të cilën akuzohet ai është tentativa për të vrarë me thikë një punonjës policie gjatë një grabitjeje në tentativë të një gruaje ku mbeti i plagosur një kalimtar. Historia ka ndodhur në Vjenë të Austrisë më 8 prill të vitit 2009, ku gjatë një tentative arratisjeje, ai qëlloi disa herë me thikë policin, duke e plagosur rëndë.
Lufaj sipas Europolit ishte person në kërkim që prej vitit 2006, pasi ka kryer plaçkitjen e një lokali në kryeqytetin austriak ku plagosi me thikë një tjetër persona. Sipas Europolit, shqiptari akuzohet edhe për një vjedhje tjetër në Wilhelmsburg.