“Strategjia” e re e kryeministrit Edi Rama për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë në 2025-ën rrezikon vendin e shumë deputetëve të kësaj legjislature, pasi ata me më shumë se 1 mandat do të garojnë në listë të hapur për të siguruar një ulëse në parlament.
Por, si e kanë pritur këtë vendim deputetët socialistë? Të pyetur nga Report Tv, pak para se të niste senaca e sotme në Kuvend, ata kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuar. Madje deputetët janë shprehur se kjo duhet të jetë edhe një sfidë për partitë e tjera.
Blerina Gjylameti: Nuk është çështje liste, rëndësi ka ata qytetarët a i përfaqëson si duhet apo jo.
Erion Braçe: Në çdo zgjedhje kam konkurruar si në zonë njëemërore mazhoritare, ca ndryshon këtë herë, asgjë.
Ermonela Felaj: Nuk kam pse të mos ndihem e sigurt në Parlament. Vendi në parlament nuk sigurohet duke u treguar e përgjegjshme me njerëzit.
Evis Kushi: Aspak nuk ndihem e rrezikuar, madje ia kemi bërë sfidë edhe partive të tjera që deputetët me përvojë të jenë tek lista e hapur.
Pandeli Majko: Të lutem tani. (Majko shtyn gazetarët, largon mikrofonët e nuk përgjigjet)